Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar Lorusso Stefanon, kryebashkiakun e ri të Torinos.
Përmes një postimi në twitter, Veliaj shpreh angazhimin për të rinisur bashkëpunimin mes Tiranës dhe Torinos në fusha të ndryshme.
“Urime mikut Lorusso Stefano, kryebashkiaku i ri i Torinos, për fitoren e shkëlqyer!
Të gatshëm për të rinisur bashkëpunimin mes qyteteve tona”, shkruan Veliaj.