Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përshëndetur këtë vendim, duke theksuar se tashmë u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës.
“Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë”, shkruan Veliaj.
Dy muaj më parë u tentua djegia e qëllimshme e Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë. Pas vendosjes së zjarrit, u mor vendimi që Sarajet e Toptanëve, monument kulture, të ruhej dhe të kthehej muze.