Veliaj: Me vendim të qeverisë, Sarajet nga sot pronë e bashkisë

Tirana

Veliaj: Me vendim të qeverisë, Sarajet nga sot pronë e bashkisë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë vendimin e qeverisë shqiptare duke theksuar se nga sot ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Ai shprehet se kjo godinë do të shërbejë si muze që do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike.

“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike”, shkruan Veliaj.

Mbrëmjen e djeshme policia bashkiake rrethoi godinën e sarajeve. Pronarët nga ana e tyre kërkojnë që të negociohet çmimi për shpronësim në bazë të vlerës reale që Sarajet kanë, ose edhe të lëshohen me qira. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat