Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek “Sheshi Shqiponja” në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një biçiklist.
Mësohet se mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar 25 vjeçarin.
I cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.