Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisë në Tiranë në orët e mbrëmjes së të premtes.
Nga raportimet paraprake njoftohet se një makinë luksoze e llojit “Range Rover”, tip “Velar” me targa AA199YS është hedhur në erë si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi që i ishte vendosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe mësohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e shpërthimit.
Për momentin nuk dihet nëse ka të plagosur, apo të lënduar nga ky akt dhe as pronari i automjetit.
Nga ana e Policisë së Tiranës nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen.