(E plotësuar 21:12) - Gjendet makina e djegur në Thumanë, dyshohet se është e autorëve të atentatit në Astir
Është gjetur një makinë e djegur tip Honda në Thumanë. Dyshohet se është makina e përdorur nga autorët që bënë atentatin në Tiranë.
Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe janë ngritur hyrje-dalje të kryeqytetit.
Erigersi ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në momentin që është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Mihasi është një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal.
Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.
Mihasi u arrestua për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, por u la sërish i lirë brenda muajsh.
Mihasi u arrestua për grabitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.
Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.
Del emri i viktimës së dytë, ja kush është viktima, dikur grabitën shtëpinë e Elton Çiços
Në atentatin e sotëm ku vdiqën dy personat, një prej tyre është Erigers Mihasi. Ai është një emër i njohur e njihet si një mik i Vis Martinaj, një emër i njohur për botën e krimit.
Ndërsa mësohet edhe emri i viktimës tjetër ai është Armando Dumani, edhe ky person me precendet penal. Dumani ka qenë pasagjer në momentin kur është qëlluar, ndër Mihasi ishte në timon.
Ka qenë një makinë në lëvizje ajo që ka qëlluar mbi një “Audi” të bardhë dhe duke lënë kështu 2 persona të vdekur.
Mik i personazhit të njohur për botën e krimit, kush është Erigers Mihasi, një nga viktimat e atentatit në Astir
Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Ai ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip Audi A 8, në momentin kur ai është bërë shënjestër e plumbave.
Viktima tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/13/auto_-800-0-619013faa34711636832766.jpg)
Mësohet emri i njërit prej viktimave të atentatit
Ora News mëson se njëri prej viktimave të atentatit të ndodhur sot në mbrëmje në “Astir është Erigert Mihasi.
Ndërsa personi i dyte eshtë A.D.
Ka qenë një makinë në lëvizje ajo që ka qëlluar mbi një “Audi” të bardhë dhe duke lënë kështu 2 persona të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, në zonën e Astirit.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat janë lëshuar nga ana e shoferit dhe dyshohet se autorët kanë qenë profesionistë.
“Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.” – bën me dije policia.
Dëshmitarët: Ja kështu vriten njerëzit. Mirë që s’na erdhi ndonjë plumb
Dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjeti tip “Audi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30.
Në videon e siguruar nga Top Channel, një nga dëshmitarët nga vendi i ngjarjes dëgjohet duke thënë: “O sa gjynah. E dëgjova zhurmën që nga rrethi tjetër. Ja kështu vriten njerëzit sot.”. Ndërsa një tjetër u shpreh “Mirë që nuk na erdhi ndonjë plumb”.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
***
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që ndodhi pak minuta më parë ku gjetën vdekjen dy persona si pasojë e një atentati.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/13/auto_poo1636830988.jpg)
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Pamjet KËTU
***
Pak minuta më parë, janë derdhur breshëri armësh ndaj një makine tip “Audi” të bardhë në Astir- Tiranë, ku mbetën të vdekur drejtuesi dhe pasagjeri.
Po ashtu, mësohet se sulmi me armë ka qenë agresiv dhe besohet se janë lëshuar drejt makinës dhjetëra plumba.
Nuk dihet ende identiteti i personave që i është bërë atentat dhe as shkaqet.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka krijuar perimetrin e nevojshëm për të kryer hetimet.