Një 26-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.
Operacioni policor i koduar “EXPLOITATION” çoi në pranga shtetasin V. Gj., banues në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë.
"Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O" njofton policia.
Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pët veprime të mëtejshme.