Në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00.
Policia njofton se nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.