Në Shqipëri prostitucioni është i ndaluar me ligj, mirëpo ai mbetet një nga problemet dhe çështjet e ndjeshme për shoqërinë pasi gjenden mundësitë që të ushtrohet në mënyra të jashtëligjshme.
Që nga prostitutat që dalin cepave të rrugëve, qendrat e masazheve që ofrojnë shërbime "ekstra", si dhe hotele për seks të shpejtë, janë këto disa nga format se si ushtrohet ky aktivitet i paligjshëm.
Por së fundmi në qendër të Tiranës mesa duket ofrohet shërbim eskortë, pasi në një website reklamohen vajza joshëse të cilat ofrojë seks kundrejt pagesës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/30/auto_1c9b0e80-b611-4370-a3e9-245a0f6ac785-11643558713.jpg)
Orari i "punës" është 23:00- 02:00 të mëngjesit. Shërbimi i tyre është në shtëpi, ose në hotel.
Çmimi është shumë i lartë dhe kap vlerën deri në 250 EURO në një orë. Një qytetar ka shkruar për JOQ ALBANIA dhe tregon se ka komunikuar me numrin që ndodhej në website.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/30/auto_272215878_4428950000542687_1838670157237206441_n1643558716.jpg)
Siç shihet edhe nga mesazhi që ai ka marrë, çdo gjë është në varësi të shërbimit që ato ofrojnë. Ndër të tjera ai shton se është e paligjshme që kjo të ekzistojë në Shqipëri dhe askush nuk i kontrollon.