Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim.
"Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" bënë kapjen e shtetasit në kërkim Elvis Lleshi, 36 vjeç.
Pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve," informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.