E mbetur pa shpresë, një banore e "5 Majit" u fut brenda oborrit të Kuvendit për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ajo i kërkoi mbështjen e tij dhe Komisionit të Rithemelimit të PD në kërkesën e tyre për shpronësim të drejtë nga qeveria.
Vetë Berisha e konsideroi një akt çnjerëzor sjelljen e qeverisë me ta.
Berisha: E kam denoncuar shumë herë si akt çnjerëzor, korruptiv, antikushtetues, antiligjor qëndrimin ndaj jush. Të gjithëve ju ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit në mirëbesim dhe klauzolat e tij. Akti është të asgjesohet ligji këtu se janë përfaqësuesit e niveleve të këtij parlamenti, Salillari dhe Kapllan pallati ata që ndërtojnë kulla 30 katëshe dhe nuk pranojnë tu japin 10% të sipërfaqes që u takon mbi bazën e trojeve që keni. Ky 10% është më i ulëti që u jepet poseduesve apo pronarëve nga çdo kompani ndërtimi që zhvillon një zonë, ju nuk u japin se përqindjen që u takon ju ata ja japin Erion Veliaj, Edi Ramës dhe Lulzim Bravës.
Po përgatisim një ndërhyrje që këta do ta kundështojnë, anulimin e ligjit të vitit 2016, i cili për ti hapur rrugën dhunës kundër qytetarëve ka nxjerrë përpara procesin e urbanizimit pastaj të legalizimit. Ky ligj nuk mund të aplikohet te ju dhe kështu siç është, jeni përfitues të ligjit para këtij që ju njihte ju 100% të drejtën e legalizimit. Thirrja jonë është të mobilizojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të ngrihen në mbështetje tuajën.
Protesta juaj është për një të drejtë që u shkelmohet në këtë mënyrë dhjetëra e mijëra familjeve shqiptare. Banorët e 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit, janë të gjithë viktima të korrupsionit dhe vjedhjes qeveritare. Asnjë ndërtues në Tiranë që kanë ndërtuar blloqe të mëdha, zona të tëra nuk ka krijuar konflikt social me poseduesit dhe pronarët. I pari që duhet të bënte këtë është shteti, por ky është narkoshteti. Do dënoj me forcën më të madhe qëndrimin e kësaj mazhorance.
Qytetarja: Me 22 shkurt do jenë përfaqësuesit tuaj, kemi nevojë për mbështetje.
Berisha: Kërkesën tuaj do t'ja përcjell komisionit. Jemi dhe do mbetemi parti e pronës. Në çdo vend, përfshi SHBA, ligji i posedimit është ligj i posedimit, nuk mohon të drejtën e pronarit. Pronarit do ti përgjigjemi me ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronës, asnjë tërheqje nga ai ligj. Por ju garantoj se asnjë nga këta banorë që kanë ardhur nga gjithë Shqipëria nuk ka hapur themelet e asaj shtëpie pa e pas blerë atë truall. Nga kush e ka blerë? Nuk e kanë blerë nga pronari por spekulantët e toleruar nga shteti dhe qeveria, nga sekserët.
Fakti që duhet ti paraqesin si mashtrues është mashtrim.Këta kanë blerë me dokumente të rregullta trojet e tyre, tjetër punë se dokumentet kanë qenë një falsifikim i turpshëm i sekserëve të toleruar nga shteti. Edhe po të mos ishte kjo ligji i posedimit aplikohet në gjithë botën. Këta shtetit i kanë paguar ujin, energjinë, taksën e pastrimit. Shteti ka vepruar në mirëbesim me ta dhe këta e disponojnë atë. Këtu ka një padrejtësi të madhe kushtetuese se posedimi nuk shtrihet në pronën publike por pronën private. Kjo është e dënueshme, posedimi duhet të shtrihet dhe në pronën publike kur shteti se përdor. Ligji i posedimit është i lashtë sa vetë ligji.
PD sot është me fortë se kurrë, ka konfiskim dhe rrëmbim të logos nga Edi Rama. Lulzim Brava përfaqëson interesat e përbashkëta me Edi Ramën. Qytetarët do ti mbështesim me protesta. Në Astir nuk arrit gjë se kreu i PD e tradhëtoi Astirin. Aq e tradhëstoi sa njeriun që qëndroi me ta e nxori jashtë Parlamentit. Edi Rama nuk ja fali që i shkoi me ta në Surrel.