Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit "Brothers" u bë arrestimi i shtetasit N. S., 19 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, pronari i lokalit, shtetasi L. S., 31 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasi N. S., u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin në pronësi të vëllait të tij, në bulevardin "Nënë Tereza" shtetasit L. S., i cili e kishte vendosur në dispozicion për lojëra fati.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.