Ka nisur protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.
Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejtë Kryeministrisë.
Nga ana tjetër, ditën e sotme, Bordi i Transparencës njoftoi çmimet deri në fund të muajit.
Nafta dhe benzina do të shiten më lirë, por çmimi i gazit është rritur.