Një makinë ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut dhe mjeti është djegur pjesërisht, por fatmirësisht nuk është lënduar drejtuesi.
“Me datë 06.04.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.