Një person është dëmtuar me sende të forta në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në nje furrë buke, pranë komisariatit numër 4. I lënduari është dërguar në spital për mjekim.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.
“Më datë 09.04.2022, rreth orës 18:30, në afërsi të shkollës “17 Shkurti”, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta shtetasi E. Ç., 33 vjeç”, njofton policia.
Ende nuk dihet ende motivi i sherrit ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.