Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes pranë ‘Fabrikës së Miellit” në Tiranë. Policia bën me dije se janë përplasur 3 mjete me drejtues E.G , A.S dhe A.B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar i cili ndodhej në mjetin e drejtuar nga E.G.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.