Finalja e parë në histori të Ligës së Konferencës do të zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, ku kjo gjë tani ka bllokuar kryeqytetin.
Sonte me fillim nga ora 21:00, skuadra italiane Roma dhe ajo holandeze Feyenoord do të përballen kokë më kokë për trofeun e kësaj gare.
Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka blinduar kryeqytetin shqiptar, duke pozicionuar dhjetëra automjete Akademia e Arteve, ndërsa në rrugët e Tiranës ka më shumë policë sesa qytetarë.
Siç ishte paralajmëruar, qendra e kryeqytetit tashmë është e gjitha e bllokuar, pasi nuk ka mjete në qarkullim.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/25/auto_unnamed_11653472847.png)