Një histori e trishtë raportohet nga periferia e Tiranës, ku një i moshuar është gjetur dje i vetëvarur në oborrin e banesës. Safet Meçaj, 80 vjeç, u gjet pa shenja jete nga nipi në bodrumin e banesës së tij në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës”.
Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve bën të ditur se 80-vjeçari ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike, pasi ka parë bashkëshorten e tij Arta Meçaj të vdekur.
Mësohet se gruaja 80-vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ditën e djeshme ka pësuar sulm në zemër. Bashkëshorti pasi ka parë bashkëshorten e vdekur ka ndërmarrë aktin ekstrem.
Sipas dëshmitarëve, dy të moshuarit kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe shpesh merreshin si shembull në lagjen e tyre.