Policia e Tiranës njofton se një 59-vjeçar ka kallëzuar zhdukjen e vajzës së tij të mitur me iniciale E.K.
Policia bën të ditur se po punohet për gjetjen sa më shpejtë të 16-vjeçares.
“Më datë 16.08.2022, shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.
Punohet për gjetjen e saj.”, njofton policia.