Një video tronditëse ka mbërritur së fundmi në redaksiën e JOQ ALBANIA. Një baba, i zëmëruar nga sjelljet e vajzës së tij 14-vjeçare, e ka goditur këtë të fundit me shuplakë.
Sipas raportimeve për JOQ ALBANIA ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myrteza Topi”, në orët e vona të natës.
Qytetari që ka parë skenën, tregon se babai është i zëmëruar që vajza del në bulevard me djem dhe konsumon cigare.
Sipas tij kjo situatë është e përditshme dhe shqetëson gjithë banorët e lagjes.
Qytetari shkruan:
Prsh JOQ ! Kjo eshte video qe tregon se cfare behet ne oren 1 te nates ne rrugen Myrteza TOPI. Nuk mund te flejme gjume!