Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet javën e ardhshme të vendosë për kryeprokurorin e Tiranës dhe ata të rretheve. Në krye të akuzës së kryeqytetit është me mandat të përkohshëm, aktualisht Arens Çela, i cili në mbledhjen e datës 11 tetor pritet të marrë mandat të plotë.
Ndërkohë përveç Çelës që aktualisht është i emëruar përkohësisht në post si kryeprokuror i Tiranës dhe që javën e ardhshme pritet të marrë mandat të plotë, drejtuesit e tjerë të Prokurorive në rrethe do të jenë me mandat të përkohshëm.
Gazeta “SOT” ka siguruar emrat e propozuar nga KLP që pritet të marrin dritën jeshile dhe janë si vijon: Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë;
Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Elidjana Kasa, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Moisi Duda në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Kledian Llaho në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Julian Çafka në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Asllan Bajramaj në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet;
Diskutim/miratimi i relacionit “Për caktimin e zotit Arens Çela, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.