Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një plagosje me thikë në Tiranë. Një burrë goditi me thikë të fejuarën e tij në një lokal në zonën e Rrugës së Dibrës në Tiranë.
I pranishëm në momentin e ngjarjes ka qenë edhe babai i vajzës. Pas incidentit ka reaguar policia duke dhënë detaje lidhur me ngjarjen.
Bëhet e ditur se shtetasi Gj.M, 51 vjeç i nguli thikën të fejuarës së tij 38 vjeçare.Konflikti ka nisur pas një debati të çastit.
E plagosura po merr ndihmën mjekësore në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Tiranës është vënë në ndjekje të shtetasit, Gj.M, 51 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punonjë për kapjen e shtetasit Gj. M., 51 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës, të fejuarën e tij 38-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.