Ilir Alimehmeti është kandidati i pari për primaret në bashkinë e Tiranës që ka votuar këtë të diel.
Alimehmeti ka votuar këtë mëngjes në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
Ai është një nga kandidatët kryesor që mund të fitojë garën për primaret dhe të garojë përballë kandidatit socialist, Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Shtatë kandidatët në garë për primaret e Tiranës janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Gert Bogdani, Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo.