Një zjarr i madh ka rënë në një pallat në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’ pranë fushave të Ali Demit në Tiranë.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar ose se ku ka rënë saktësisht zjarri.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si tymi i zi vazhdon të dalë ende nga godina.