21-vjeçari Marjol Aliko, i cili ditën e djeshme në Tiranë aksidentoi për vdekje një grua 76-vjeçare është arrestuar.
Gruaja e moshuar mësohet se ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur.
Pas përplasjes i riu është larguar nga vendi ngjarjes dhe vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe arrestuar.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin “Zhan D’Ark” të kryeqytetit. Fillimisht 76-vjeçarja mori plagë të rënda por humbi jetën në spital.