103 vjet kryeqytet, Veliaj: Sot Tirana është në ditët e saj më të mira

Tirana

103 vjet kryeqytet, Veliaj: Sot Tirana është në ditët e saj më të mira

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 15:07
Erion Veliaj

Tirana e transformuar në 103-vjetorin e shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë ishte tema e radhës e rubrikës javore të komunikimit me qytetarët të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në videomesazhin e tij, Veliaj uroi të gjithë kryeqytetasit për këtë përvjetor, teksa tha se sot Tirana po kalon ditët e saj më të mira.

Sa herë vjen 11 shkurti dhe ne festojmë përvjetorin e Tiranës kryeqytet ndihem jashtëzakonisht krenar, jo vetëm se jam pjesë e këtij kryeqyteti, kam lindur, jam rritur këtu, por se prej gati 8 vjetësh, së bashku me një skuadër fantastike, i përkushtohemi çdo ditë, me shumë pasion, zhvillimit dhe transformimit të Tiranës sonë, e cila çdo ditë ka sfida, por çdo ditë sjell mundësi të jashtëzakonshme! Kush nuk do të ndihej kështu, në një kryeqytet si ky i yni, që kemi sot, i cili po kalon ditët më të mira, që nga koha e ekzistencës së tij”, tha Veliaj.

Veliaj tha se për të ardhur deri këtu është punuar shumë për të çrrënjosur ditët e zymta të Tiranës kaotike të viteve ‘90.

Gjatë këtyre 30 viteve të fundit, sidomos pas rënies së komunizmit, fatkeqësisht, Tirana ka pasur ditët e saj të errëta, kur punët nuk i kanë shkuar edhe aq mirë ose i ka ngecur sahati në vend. Këtu kam parasysh ditët e kioskëzimit, ndërtimeve pa leje, zaptimit, rrëmujës, trafikut dhe zhulit. Një Tiranë që askush nuk ndihet krenar kur e kujtojnë dhe po punojmë çdo ditë që t’i harrojmë ato ditë të errëta të Tiranës së tranzicionit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat