Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetarët në orët e para të mëngjesit në zonën e Alliasit, në kryeqytet.
Janë dëgjuar dy shpërthime pranë mjetit i cili ishte i parkuar. Banorët janë zgjuar të trembur pas zhurmave të fuqishme.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme, mjeti është ende duke u djegur. Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë.
Pritet që të orët në vijim, Policia të dalë me një njoftim zyrtar.