Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram.
Bëhet fjalë për një urban “Green” i cili është përplasur me një mjet tjetër në zonën e rrugës “Siri Kodra” në kryeqytet.
Një tjetër urban i Kamzën u përplaset ditën e djeshme duke hipur mbi bordurat ndarëse të rrugës, ndërsa atij të linjës së 'Institutit' i plasi goma, duke lënë njerëzit në tokë. Kohët e fundit urbanët e Tiranës janë përfshirë në aksidente të shumta.
Ai më i rëndi ishte pranë Parkut Rinia ku autobusi mori 9 makina para dhe plagosi 10 persona.