Një konflikt mes dy të rinjve ka degraduar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, të cilët kanë përfunduar në spital.
Policia ka njoftuar se një 27-vjeçar dhe një 20-vjeçar kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konlikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L.
Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.