Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në rrugën “Maliq Muço” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se 42-vjeçari është vetëvarur duke i dhënë fund jetës.
Megjithatë grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 04.07.2023, rreth orës 13:55, në rrugën “Maliq Muço”, në banesë është gjetur nga familjarët i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Sh., 42 vjeç”, njofton policia.