Drejtuesi i një automjeti në Tiranë është gjobitur me 60 mijë lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Një qytetar e ka denoncuar drejtuesin e automjetit pasi nuk kishte respektuar semaforin dhe kishte bërë parakalim të gabuar.
Pas denoncimit është bërë e mundur identifikimi i shoferit, i cili eci me makinë ndërkohë që semafori e ndalonte dhe bëri parakalim të gabuar.
Për dy shkeljet e kryera ai është ndëshkuar e masën administrative prej 60 mijë lekësh.