Tiranë, raportohet për të shtëna me armë zjarri te xhamia "Xhura" në lagjen "Oxhaku". Një efektiv policie ka mbetur i plagosur nga një person në ndjekje e sipër.
Efektivi i patrullës "Shqiponja" është qëlluar me armë zjarri nga personi që efektivi po e ndiqte.
Efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.