Urat e dëmtuara/ Nisin ndërhyrjet te të rrezikuarat, fondi 51.6 milionë euro

Tirana

Urat e dëmtuara/ Nisin ndërhyrjet te të rrezikuarat, fondi 51.6 milionë euro

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Urat që përbëjnë rrezikshmëri do të rikonstruktohen.

Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka akorduar një fond prej 51.6 milionë euro për këtë projekt.

Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar Evis Berberi theksoi se ndërhyrja do të bëhet në ato ura që kanë rëndësi për transportin dhe janë më të dëmtuara.

Zv.ministrja e financave Adela Xhemali tha se kredia e akorduar nga Banka Botërore është me interesa të favorshme.

Ndërhyrja në ura është mbështetur në një analizë që u është bërë disa elementëve të qëndrueshmërisë në urat në vend pas tërmetit të vitit 2019.

Në total në vend numërohen 600 ura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat