Janë arrestuar tre të mitur në Tiranë, pasi që dyshohet se përfituan 30 mijë euro duke i mashtruar disa persona se do t’i ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Të miturit që janë të moshës 16 dhe 17-vjeçare, këtë mashtrim dyshohet se e kanë bërë përmes disa llogarive të rrejshme në rrjete sociale, e që ato llogari ishin në emra të gjinisë femërore.
Policia shqiptare njoftoi se në kuadër të hetimeve janë dokumentuar rreth 150 raste të këtij mashtrimi.
“Administratorët e këtyre profileve kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin”, deklaroi Policia e Shtetit.