Vizita e parë zyrtare në Shqipëri, presidenti francez, Emanuel Macron mbërrin në Tiranë

Tirana

Vizita e parë zyrtare në Shqipëri, presidenti francez, Emanuel Macron mbërrin në Tiranë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:16
Presidenti i Francës, Emanuel Macron

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për Samitin e Procesit të Berlinit.

Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron ka humbur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

“Dita për disa prej jush përfundon këtu, por për mua vazhdon ende pasi Presidenti i Francës sapo ka mbërritur. Na duhet të vijojmë më pjesën tjetër të këtyre ditëve me vizitën e parë të një presidenti francez në tokën tonë. Mirëpritja jonë duhet të shkëlqejë edhe në mbrëmje”, tha Rama gjatë konferencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat