Një automjet u qëlluar me disa plumba armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi në rrugën “Konferenca e Pezës”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të plagosur.
“Më datë 26.10.2023, rreth orës 03:40, në rrugën “Konferenca e Pezës”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.