Një 27-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare në vendin e saj të punës.
Sipas policisë, i arrestuari, rezulton i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, aktualisht i liruar me kusht.
Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.