Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Patok.
Një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.
Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa viktima është goditur nga një automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë viktima është dërguar me autoambulancave në morgun e Tiranës.
Policia ndodhet në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.