“Parada e shqiptarëve”, priten mbi 5 mijë të ftuar në Tiranë

Tirana

“Parada e shqiptarëve”, priten mbi 5 mijë të ftuar në Tiranë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, thotë se parada e shqiptarëve, e cila do të organizohet më 28 nëntor për 111-vjetorin e pavarësisë, synohet që të kthehet në një traditë, e të zhvillohet edhe në qytete të tjera.

Seferi u shpreh se në këtë festë do të jenë mbi 5 mijë të ftuar.

“Duam që këtë ta kthejmë në traditë të bukur, vitin tjetër pse jo në Prishtinë, apo në ndonjë qytet tjetër. Në orën 11:00 fillon mbledhja e të gjitha grupeve folklorike që kanë ardhur. Do bëhet grumbullimi në sheshin “Nënë Tereza”. Janë mbi 5 mijë të ftuar që përgatisim t’i mirëpresim. Kjo është një vlerë e shtuar edhe për pjesën ekonomike të qytetit, por ka edhe vlerë tjetër sepse bën bashkë shqiptarët. Bën të mundur promovimin e qyteteve, trevave tona”.

“Unioni i bashkive shqiptare te rajonit, bashkëpunon në aspektin kulturor, duke bërë të mundur krijimin e politkave të përbashkëta, për promovimin e trashëgimisë kulturore, edhe në organizimin e nesërm, është një moment shumë i rëndësishëm. Nuk janë vetëm sfida, por realitete që kanë gjetur zgjidhjen nga bashkitë apo komunat e tjera të rajonit. Vjet, për festat e nëntorit kishim nga unioni, patëm një organzim 1 javor për koherencën e politikave për turizimin dhe kulturën. Është një punë e vazhdueshme. Janë motorristët, janë forcat e policisë së Nju Jorkut që kanë ardhur, pjesë e diasporës. Kanë ardhur nga Australia, nga Amerika, nga trojet arbereshe, do të jetë një super spektakël që nuk duhet humbur. “, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat