Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.
Nga detajet e para, gazetarja Dorjana Bezat mëson se kanë mbetur të vrarë dy persona, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet për krim në familje, ku janë përfshirë dy vëllezër.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.