Qytetarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të Tiranës duhet të paraqiten në ambjentet e aeroportit të paktën 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.
Ky vendim është marë si një masë për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror
Tre-mujori i parë i këtij viti nis me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të udhëtarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, krahasuar me vitin e kaluar.
Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024 TIA raporton 63.9% më shumë udhëtarë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 1,9 milionë pasagjerë që kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria.