Policia e Shqipërisë ka njoftuar se dy persona, ende të paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri kanë grabitur një argjendari në Tiranë.
Rasti është raportuar në polici nga 22-vjeçari.
Ai është punonjës i argjendarisë.
“Ditën e djeshme, rreth orës 15:35, në Valias, 2 shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi të fortë në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur disa aksesorë floriri, (porosi të bëra online), shtetasit 22 vjeç, punonjës i një argjendarie”, thuhet në njoftimin e policisë.