Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet endacak

Tirana

Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet endacak

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Policia në Tiranë njofton se është gjetur pa shenja jete një person në bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet.

Sipas efektivëve, personi që u gjet pa shenja jete dyshohet se është endacak.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat