Në kërkim për vrasje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, kapet me armë dhe lëndë narkotike

Tirana

Në kërkim për vrasje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, kapet me armë dhe lëndë narkotike

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, dhe gjithashtu rezultonte me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në momentin e arrestimin 30-vjeçari, Gabriele Peqini lëvizte i armatosur dhe me mjete identifikimi të falsifikuara dhe gjithashtu posedonte lëndë të dyshuara narkotike.

30-vjeçari, në vitin 2022, në Durrës, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehra e municion luftarak, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe sasi lënde të dyshuar narkotike.

Sakaq materialet procedura i kaluan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat