E rëndë: I moshuari vret shokun e dhomës në azil, këto janë ‘detajet’

Tirana

E rëndë: I moshuari vret shokun e dhomës në azil, këto janë ‘detajet’

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 09:04 Përditësuar në ora: 09:40 më 08.08.2024
Foto ilustrim

Vrasja në azilin e pleqve në Tiranë, zbardhet identiteti i viktimës dhe i autorit. Dy të moshuarit vuanin nga…

Zbardhet identiteti i të moshuarit që humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga shoku i tij i dhomës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil pleqsh privat në zonën e Ali Demit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se personi që ka ndërruar jetë është 82-vjeçari Virxhil Vesho, ndërsa autori i ngjarjes është Zyhdi Shehu, i moshës 78 vjeç.

Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza.

Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

E rëndë në azilin në Tiranë/ I moshuari vret me bastun shokun e dhomës

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës.

Shoku ishte shtetasi V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat