Nis protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës

Tirana

Nis protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 11:36
Pamje nga protesta

Ka nisur protesta e opozitës, e 21 në radhë, që po mbahet para Bashkisë së Tiranës.

Edhe ky tubim ka nisur me akuza në drejtim të këtij institucioni, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt.

Siç shihet nga pamjet, në protestë ka prani të vogël të numrit të efektivëve, krahasuar me herë te kaluara.

I pari që mori fjalën ishte Dorian Teliti dhe më pas vijuan të tjera fjalime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat