Një 46-vjeçar është goditur me thikë mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë.
Sipas policisë, sherri ka ndodhur për motive të dobëta.
Pas ngjarjes i lënduari u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.