Disa ditë më parë, dy persona i vodhën me dhunë një 39-vjeçari portofolin me më shumë se 1 mijë euro brenda.
Këtë të shtunë, polica ka bërë të mundur identifikimin e tyre. Si pasojë, njëri është ndaluar nga blutë, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Wallet”.
I vodhën me dhunë portofolin një shtetasi, identifikohen dy autorët e dyshuar. Ndalohet njëri prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kryejnë këto vepra penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wallet”.
Si rezultat i tij u ndalua shtetasi 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.08.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, i kanë vjedhur me dhunë portolfolin me shumën 1170 euro, një 39-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.