Dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Tirana

Dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 10:39
Ilustrim

Një 34-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.T, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat