Një 34-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.T, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.